Simptoma më e zakonshme e Covid-19, nuk ka të bëjë me ethet

Simptoma më e zakonshme e Covid-19, nuk ka të bëjë me ethet

09:53, 17/12/2020

Koronavirusi ka sunduar jetët tona për gati 1 vit, por falë hulumtimeve dhe studimeve të shumta, bota sot e njeh virusin shumë më mirë sesa në ditët e para të pandemisë.

Studime të shumta vazhdojnë të zbulojnë fakte lidhur me koronavirusin, duke përfshirë edhe një studim të ri që paraqet simptomën më të zakonshme të mundshme, transmeton portal arbresh.info

Sipas një studimi të fundit të botuar në British Medical Journal, simptoma më e zakonshme e Covid-19 është dhimbja e muskujve.

Studimi është kryer kryesisht te njerëzit që kanë rezultuan pozitivë midis 17 mars dhe 30 prill 2020.

Midis 1,564 personave pozitivë për SARS-CoV-2, simptoma më e zakonshme ishte dhimbja e muskujve.

Mialgjia zakonisht përshkruan dhimbjen në muskuj – domethënë në ligamentet, tendinat dhe fasiatën, indet e buta që lidhin muskujt, kockat dhe organet. Mialgjia (55 përqind) u shoqërua me dhimbje koke (51 përqind) dhe kollë të thatë (49 përqind). Ethet dhe gulçimi ishin më pak të zakonshme sesa raportohej më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco