Kina do të mirëpresë misionin e OBSH për të hetuar origjinën e pandemisë Covid-19

Kina do të mirëpresë misionin e OBSH për të hetuar origjinën e pandemisë Covid-19

09:21, 17/12/2020

Pekini do të mirëpresë një ekip ndërkombëtar hetuesish të COVID-19 që do të udhëtojnë për në Kinë në janar, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila po udhëheq misionin.

Kina I ka kundërshtuar me forcë thirrjet për një hetim ndërkombëtar për origjinën e koronavirusit, duke thënë se thirrje të tilla janë anti-Kinë, por ka qenë e hapur për një hetim të udhëhequr nga OBSH.

Sidoqoftë, ishte e paqartë nëse hetuesit e OBSH-së do të shkojnë në qytetin e Ëuhan, ku u zbulua virusi për herë të pare dhe diskutimet mbi itinerarin mbeten për në vazhdim.

"OBSH vazhdon të kontaktojë me Kinën dhe të diskutojë për ekipin ndërkombëtar dhe vendet që doa vizitojë," tha Babatunde Olowokure, drejtori rajonal i urgjencave i OBSH-së në Paqësorin Perëndimor, të enjten në një konferencë shtypi.

"Kuptimi ynë në këtë kohë është se Kina po e mirëpret ekipin ndërkombëtar dhe vizitën e tij... Kjo pritet, për sa jemi të informuar, të ndodhë në fillim të janarit," tha ai.

Të mërkurën, një anëtar i OBSH-së dhe diplomatët i thanë Reuters se misioni pritej të shkonte në Kinë në javën e parë të janarit për të hetuar origjinën e virusit.

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë akuzuar Kinën se ka fshehur përhapjen e epidemisë, kanë bërë thirrje për një hetim "transparent" të udhëhequr nga OBSH dhe kritikuan termat që lejuan shkencëtarët kinezë të bëjnë fazën e parë të kërkimit paraprak.

Media shtetërore kineze ka thënë se virusi ekzistonte jashtë vendit para se të zbulohej në Wuhan, duke përmendur praninë e tij në paketimet e ushqimeve të ngrira të importuara dhe dokumentet shkencore që pretendonin se ai kishte qarkulluar në Evropë vitin e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco