Pse vaksina antiCovid është pioritet kombëtar?!

Pse vaksina antiCovid është pioritet kombëtar?!

09:09, 17/12/2020

Gastroenterologu VIsa Berisha, ka numëruar arsyjet se pse vaksina antiCovid duhet të jetë prioritet kombëtar.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë ndër tjera se kjo vaksinë do të ulë vdekshmërinë nga Covid-19 në numra të pa përfillshem, derisa do ndikoj ndjeshëm edhe në shëndetin mendor.

Shkrimi i plotë:

 

Pse vaksina antiCovid eshte pioritet kombetar?!
Amerikanet operacionin e vaksinimit ne mase te qytetareve te vet po e quajne "Zbarkimi ne Normandi", per kah rendesia qe ka ai per shoqerine e amerikane.
Kosova ka e prioritet te pare sigurimin e vaksines antiCovid, por mbi te gjitha vaksinimin ne mase te popullsise brenda 6 mujorit te pare te vitit 2021!!
- Kjo vaksine do te ule vdekshmerine nga Covid-19 ne numra te pa perfillshem;
- Do te ule shtrimet spitalore dhe do te mundesoj nje trajtim dinjitoz e profesional te atyre qe do te vuajne format me te renda te semundjes;
- Do te lejoj hapjen e plote te shoqerise dhe ekonomise;
- Do te rrise numerin e te punesuarve;
- Do te shtoj te ardhurat personale dhe ato te buxhetit te shtetit;
- Do te ule kostot e pa llogaritshme te trajtimeve emergjente te pacienteve;
- Do ndikoj ndjeshem ne shendetin mendor etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco