Rriten viktimat në Elbasan, humbin jetën edhe 2 persona nga Covid-19

Rriten viktimat në Elbasan, humbin jetën edhe 2 persona nga Covid-19

21:11, 16/12/2020

Ditën e sotme, numri i viktimave nga Covid është rritur në qarkun e Elbasanit.

Autoritetet kanë njoftuar se kanë vdekur dy persona nga ky qark.

Si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën një 55 vjeçar në Peqin dhe një 69 vjeçare nga Elbasani.

Ndër të tjera mësohet se të dy viktimat kanë ndërruar jetë në spitalin Covid 2, ku po qëndronin prej ditësh të shtruar.

Ndërkohë, në gjithë vendin, kanë humbur jetën 12 persona, duke e rritur në 1040 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco