Mutacioni i koronavirusit përhapet edhe në vende të tjera

Mutacioni i koronavirusit përhapet edhe në vende të tjera

10:58, 16/12/2020

Një variant i ri i koronavirusit, për të cilin foli një ditë më parë ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, është shpërndarë edhe në vende të tjera.

Hancock tha një ditë më parë se ky variant po përhapet më shpejt se të tjerët. Tashmë raportohet se ky variant me mutacion i virusit është gjendur edhe në Danimarkë e Australi.

Ekziston shqetësimi se ky variant i ri mund të jetë në formë të tillë që nuk njihet nga sistemi imunitar, duke e bërë vaksinën joefektive.

Edhe pse autoritetet britanike thanë se ky variant nuk është më vdekjeprurës dhe se nuk e rrezikon vaksinën, sërish shqetësimi ekziston për shkak se të dhënat janë të pakta.

Sipas Daily Mail, të paktën 1 mijë persona janë infektuar nga ky variant.

Koronaviruset pësojnë mutacion vazhdimisht. Ekspertët janë në pritje të informacioneve të detajuara, teksa Britania u bë i pari vend në botën perëndimore që nisi vaksinimin masiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco