Shefi i mjekëve botërorë: Izolimi mund të zgjasë deri për Pashkë

Shefi i mjekëve botërorë: Izolimi mund të zgjasë deri për Pashkë

10:03, 16/12/2020

Disa vende kanë nisur një izolim të rreptë, me shpresë se do të kufizojnë sa më shumë kontaktet në këtë periudhë të ngarkuar me lëvizje.

Por sa do të zgjasë ky izolim?

Kreu i Organizatës Botërore të Mjekëve, Frank Ulrich Montgomery thotë se të paktën deri në Pashkë do të kemi kufizimë të tilla.

“Edhe pse vaksinimi ka nisur më herët nga sa e kishim menduar, situata do të përmirësohet gradualisht,” tha ai. “Do na duhet të mësohemi të jetojmë me këto masa të paktën deri për Pashkë’.

Qëllimi i kufizimeve është që numri i infeksioneve të zbresë poshtë 50 rasteve për 100 mijë banorë.

Ai tha se politikanët nuk duhet të nxitojnë për të hequr kufizimet, edhe nëse numrat do të përmirësohen. Çdo valë e re, sipas tij, duhet të luftohet me masa edhe më të ashpra.

Ekspertët parashikojnë se janari dhe shkurti do jenë muaj tepër të ashpër sa i përket pandemisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco