Vjen lajmi i mirë: Dy javët e fundit ulet përhapja e pandemisë

Vjen lajmi i mirë: Dy javët e fundit ulet përhapja e pandemisë

16:20, 14/12/2020

Këshilli i kryetarëve, në kuadër të koordinimit ndër institucional, mbajti takimin virtual me Qeverinë  e Kosovës dhe përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore të Kosovës për të diskutuar lidhur me situatën aktuale me pandeminë Covid-19.

Në takim ishin të pranishëm Kryetarët e Komunave, zëvendësKryeministrin Besnik Tahiri, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) Naser Ramadani dhe Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës (QSUK) Valbon Krasniqi.

Në hapje të takimit Sazan Ibrahimi drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës falënderoi pjesëmarrësit për takim dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar mes institucioneve tona në betejën anti Covid-19.

Zëvendës kryeministri Tahiri tha se edhe pse kemi një përmirësim të situatës duhet të jemi shumë të kujdesshëm edhe në vlerësim  por edhe në dhe zbatim te masave. Qeveria e Kosovës po monitorin situatën dhe jemi në gjendje gatishmërie për masat dhe hapa në të ardhmen. 

Ndërsa në adresimin e tij para kryetarëve të Komunave Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj pasi falënderoj kryetarët e komunave për bashkëpunimin e deritashëm tha se masat e ndërmarra deri më tani kanë dhënë efektin e vetë. Dy javët e fundit kemi stagnim të rritjes dhe përhapjes të të infektuarave. 

Përveç masave në këtë drejtim ka ndikuar edhe puna dhe Kontrollet e institucioneve tona që nga policia, inspektoratet dhe institucionet tjera përgjegjëse. Ndryshe këto masa do të vazhdojnë edhe më tutje. Aktualisht 15 komuna janë në zonën e kuqe, 9 komuna në zonën e verdhë derisa komunat tjera janë në zonën e gjelbër.

Përkundër kësaj na duhet angazhim tutje sidomos në mbikëqyrje të masave dhe me vazhduar bashkëpunimi i shkëlqyer mes Qeverisë dhe Komunat të Kosovës.

Për festat e fund vitit do të jeni të informuar me kohë për hapat tonë të përbashkët duke vlerësuar situatën në detaje.  Përfundimisht në raport me shtetet e rajonit dhe ato evropiane nuk qëndrojmë keq meqë në shumicën e tyre ka rritje të numrave të të infektuarve derisa edhe ka paralajmërime për mbyllje totale sidomos për festat e fund vitit.

Ndërsa kryetarët e Komunave në adresimet e tyre lidhur me angazhimet në betejën Anti Covid-19 elaboruan për respektimin e masave, sfidat që kanë dhe dolën me propozime për çështjet të ndryshme në këtë betejë të përbashkët.

Në këtë takim para Kryetarëve të Komunave raportuan edhe Valbon Krasniqi – Drejtor i Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës dhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) Naser Ramadani.

Në përmbyllje të takimit, të pranishmit në këtë takim virtual u pajtuan që të ketë ngritje të vigjilencës institucionale edhe më tutje në respektim të masave, të mos ketë lirim të masave por veç shtrëngim të tyre të strukturuara por që nuk e afekton ekonominë, por as mbyllje totale të mos ketë për momentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco