New Yorku nis vaksinimin e popullsisë pas aprovimit nga FDA

New Yorku nis vaksinimin e popullsisë pas aprovimit nga FDA

15:41, 14/12/2020

Vaksinimi kundër coronavirusit ka nisur sot në SHBA, me vaksinën e parë të bërë pak pas orës 9 paradite, në Long Island Jewish Medical Center në Queens.

Pandemia e ka goditur fort New Yorkun, me mbi 35 mijë të vdekur dhe me ekonomi të dobësuar keq.

Vaksinimi nisi pas marrjes së miratimit urgjent nga FDA për vaksinën Pfizer-BioNTech të premten në mbrëmje, teksa numri i vdekjeve në vend po afrohet te 300 mijë, me shumë raste të reja infektimesh çdo ditë.

Më herët Zëri i Amerikës ka raportuar se, vaksinat e sapo-miratuara kundër koronavirusit u nisën me kamionë-frigoriferë në kontenierë me temperatura tepër të ftohta, nga një fabrikë e kompanisë Pfizer në Kalamazu të Miçiganit në orët e para të së dielës drejt pikave të shpërndarjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Vaksinimi kundër COVID-19 do të fillojë ‘shumë shpejt, shpresojmë që të hënën,’ tha Stephen Hahn, komisioner i Administratës amerikane për Ushqimin dhe Barnat, në një intervistë për rrjetin CNN.

Më shumë se 184,000 ampula u dërguan me kamionët e parë nga fabrika e Pfizerit.

Punonjësit e shërbimeve shëndetësore si dhe punonjësit në qendra për të moshuarit do të jenë të parët që vaksinohen.

Hahn tha se ka mundësi që 20 milionë amerikanë të vaksinohen me dy dozat e nevojshme brenda dhjetorit.

Moncef Slaoui, këshilltari i lartë i qeverisë për prodhimin e vaksinës, tha të dielën në intervistë për emisionin ‘Fox News Sunday’ se 100 milionë amerikanë mund të vaksinohen deri në fund të marsit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco