‘Nuk e kam bërë ende vaksinën e prodhuar nga kompania ime’, Presidenti i Pfizer tregon arsyen

‘Nuk e kam bërë ende vaksinën e prodhuar nga kompania ime’, Presidenti i Pfizer tregon arsyen

15:28, 14/12/2020

CEO i Pfizer, Albert Bourla ka thënë se ende nuk e ka marrë vaksinë e anticovit, që është prodhuar nga kompani e tij .

“Nuk e kam marrë ende vaksinën,” tha Bourla në intervistën e tij të parë që kur vaksina e Pfizer u autorizua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA për përdorim urgjent .

Bourla i rekomandoi Qendrës së SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që dozat e para të vaksinës t’u shkojnë punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe personave që jetojnë në institucione të kujdesit për të moshuar.

“Ka rregulla shumë të rrepta të ndarjes. Ne jemi shumë të ndjeshëm për të mos e prishur radhën.”, shtoi ai.

Bourla tha po ashtu se do të ketë rreth 1.3 miliardë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech të prodhuara globalisht vitin e ardhshëm.

“Këtë vit do të kemi rreth 50 milionë doza në dispozicion, shumica e tyre janë prodhuar tashmë,” tha Bourla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco