Historia që habiti një vend: Shqiptari me Covid kurohet nga mjeku më i mirë në Itali

Historia që habiti një vend: Shqiptari me Covid kurohet nga mjeku më i mirë në Itali

12:53, 14/12/2020

Një shqiptar dhe historia e tij po bëjnë bujë në median dhe opinionin publik italian.

Shqiptari kishte simptomat e koronavirusit të ri, shkruan ‘Libero Quotidiano’.

Mjekët në Shqipëri i thanë se shanset nuk i ka të mira. Në bisedë e sipër, një mjek shqiptar i tha se ka një rreze drite: në Itali, në spitalin San Raffaele të Milanos është një mjek me famë, i quajtur Albert Zangrillo.

Shqiptari 50-vjeçar e kishte fiksuar këtë emër. Ai kishte parë në lajme se si mjeku Zangrillo kishte shëruar edhe Silvio Berluskonin.

Atëherë shqiptari harton deri në detaje gjithçka. Merr avionin drejt Italisë. Më pas me një taksi shfaqet në dyert e spitalit San Raffaele në Milano.

Aty u lutet mjekëve: “Kam ardhur nga larg, po kërkoj profesor Zangillon”.

Mjeku i famshëm italian vjen dhe e viziton. Menjëherë shtrohet në spital. Trajtimi vazhdon në pavijonin Covid, frymëmarrja nis t’i përmirësohet.

Kur shqiptari i tregon mjekut Zangrillo historinë e tij, ai vë duart në kokë.

Policia informohet për rastin. Një katastrofë. Si mund të udhëtojë një njeri i prekur me virus kaq gjatë dhe pa u vënë re?

Një histori groteske. A do ta dëbojnë me shqelma shqiptarin? Sipas gazetës italiane, ai do të largohet nga vendi pasi të mbarojë kurën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco