Italia ashpërson masat kundër COVID-19 për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

Italia ashpërson masat kundër COVID-19 për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

11:04, 14/12/2020

Italia do të ashpërsojë masat për parandalimin e infeksioneve të reja me COVID-19.

 

Italia po konsideron kufizime më të rrepta të koronavirusit në të gjithë vendin gjatë festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, raporton Reuters.

Pasi u lehtësuan disa kufizime të vendosura muajin e kaluar, turmat e blerësve u dyndën në shumë qendra të qytetit të delën, derisa Italia raportoi 484 vdekje të lidhura me koronavirusin.

 

Të shtunën, Italia tejkaloi Britaninë e Madhe si vendi evropian me numrin më të lartë të vdekjeve.

Qeveria mund të vendosë vendin nën të ashtuquajturat rregulla mbylljeje “në zonën e kuqe” nga 24 dhjetor në të paktën 2 janar, duke zgjatur shtetrrethimin natën, duke ndaluar lëvizjen jo-thelbësore dhe mbylljen e dyqaneve, bareve dhe restoranteve gjatë fundjavave dhe pushimeve , me përjashtim të atyre që shesin mallra thelbësore, raportuan mediat italiane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco