Çdo 20 minuta vdes një pacient/ Pse Kalifornia po humbet luftën me Covid-19

Çdo 20 minuta vdes një pacient/ Pse Kalifornia po humbet luftën me Covid-19

17:58, 13/12/2020

Për muaj me radhë, Kalifornia dukej se shmangte fatkeqësinë që kishte pësuar New York dhe Louisiana. Pavarësisht se është shteti më i populluar i kombit, me numrin më të madh të fluturimeve direkte drejt qendrës fillestare të pandemisë në Kinë, shkalla e vdekjes së Kalifornisë mbeti e ulët.

Por, sot shumica e Kalifornisë është kthyer në bllokim për shkak të një rritje dramatike të infeksionit. Ky shtet ka pasur më shumë se 1.3 milion raste deri më tani dhe javën e kaluar theu rekordin, ku 25 mijë infeksione të reja u regjistruan në një ditë.

Qarku i Los Angelesit javën e kaluar kaloi kufirin e 10,000 rasteve të reja të COVID-19 në ditë dhe zyrtarët lokalë kanë frikë se një rritje e infeksionit për shkak të “Falënderimeve” mund të rezultojë në një rritje të re të shtrimeve në spital.

Deri më tani, pretendohet se çdo 20 minuta një person vdes nga coronavirusi dhe Drejtori i Shëndetit Publik të Qarkut, Barbara Ferrer shpërtheu në lot në një konferencë shtypi ndërsa fliste për më shumë se tetë vdekje vdekje.

Në San Francisko pas “Falënderimeve”, niveli mesatar i infeksionit u rrit nga 15 në 30 raste për 100 mijë banorë. Dhe në San Diego, në kufirin SHBA-Meksikë, më shumë se 1.000 njerëz infektohen çdo ditë.

“Ky është momenti më sfidues që nga fillimi i pandemisë. Jetët do të humbasin nëse nuk bëjmë më shumë se kurrë”, tha Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsroom. 

Spitalet në të gjithë shtetin janë tashmë të mbingarkuar. Në jug të Kalifornisë, kapaciteti i njësive të kujdesit intensiv është zvogëluar në 10%. Në qarkun Santa Clara në Bay Area, vetëm 31 shtretër ICU kanë mbetur për 2 milion banorë. Në San Francisco parashikohet të mbarojnë shtretërit e ICU deri në 27 dhjetor./Burimi:The Guard/ Përshtati:K.H/Syri.net./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco