Situata e rëndë/ 14 viktima nga Covid-19 dhe 788 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri

Situata e rëndë/ 14 viktima nga Covid-19 dhe 788 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri

16:38, 13/12/2020

Situata e koronavirusit në Shqipëri vazhdon të jetë problematike, ndërsa shifrat nuk njohin ulje.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 vdekje, duke e dërguar numrin e viktimave nga Covid 19 në 1003 humbje jete.

Ndërsa infektimet e reja në 24 orët e fundit janë 788 raste të reja, ku shumica janë në Tiranë e ndjekur nga Shkodra.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2501 testime, 300 të shëruar, 788 raste të reja dhe 14 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Ju bëjmë me dije se 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon:

Janë kryer 2501 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 788 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

222 raste në Tiranë, 111 në Shkodër, 77 në Fier, nga 34 raste në Krujë, Lezhë, 31 në Berat, 27 në Sarandë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Librazhd, nga 16 raste në Gramsh, Mat, 15 në Kavajë, nga 14 raste në Korçë, Elbasan, nga 13 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 11 raste në Peqin, Has, 10 në Përmet, nga 8 raste në Mirditë, Pogradec, 7 në Delvinë, nga 5 raste në Mallakastër, Gjirokastër, nga 4 raste në Skrapar, Dibër, Pukë, Kurbin, nga 3 raste në Kukës, Kolonjë, nga 2 raste në Devoll, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 300 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.820 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk ka arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen prof. Mihal Kërçi, mjeku i njohur anestezist, i cili ka patur një kontribut të çmuar në mjekësinë shqiptare. Kanë humbur jetën edhe 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 43-83 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë

Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (13 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore     788

Të shëruar ne 24 orë   300

Të shtruar në spitale   454

Humbje jete në 24 orë  14

Testime ditore       2.501

Testime totale      221.676

Raste pozitive      48.530

Raste të shëruara    24.820

Raste Aktive       22.707

Humbje jete       1003

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12162

Fier                  1747

Durrës             1402

Korçë   1157

Vlorë   1146

Shkodër            1139

Elbasan            964

Berat   843

Lezhë   823

Gjirokastër 550

Kukës   448

Dibër   326

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco