COVID-19/ Njihuni me ushqimet që forcojnë mushkëritë

COVID-19/ Njihuni me ushqimet që forcojnë mushkëritë

09:26, 11/12/2020

 Një fakt i rëndësishëm është se koronavirusi sulmon kryesisht sistemin e frymëmarrjes, pra mushkëritë tona.

Kështu, forcimi i shëndetit të mushkërive tona është jashtëzakonisht i domosdoshëm.

Me poshtë janë një listë ushqimesh që mund të punojnë pozitivisht dhe të mbrojnë shëndetin e mushkërive tona sa më shumë që të jetë e mundur.

ImageMollë

Mollët përmbajnë kimikate fitokimike që mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe stresin oksidativ, i cili nga ana tjetër mund të ndihmojë në rritjen e funksionit të mushkërive.

ImagePerime me gjethe jeshile

Perime të tilla , si spinaqi dhe lakra, të cilat janë plot me lëndë ushqyese si fibra, minerale, antioksidantë dhe vitamina ndihmojnë shëndetin e mushkërive.

ImageÇaj jeshil

Çaji jeshil dihet që është  i pasur me polifenole dhe antioksidantë që ndihmojnë në shtypjen e rritjes së qelizave të kancerit të mushkërive, siç kanë treguar studime të ndryshme.

Konsumi i rregullt i çajit jeshil është gjithashtu i njohur për të zvogëluar rrezikun e shfaqjes së Sëmundjeve Kronike Obstruktive Pulmonare (COPD), e cila është një nga sëmundjet themelore më të rrezikshme që rëndon koronavirusin.

ImageHudhër

Ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese që ndihmojnë në mbrojtjen e mushkërive nga stresi oksidativ.

Dihet gjithashtu se ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit të mushkërive.

ImageSalmon

Është një burim i mirë i acideve yndyrore omega-3 anti-inflamatore që mund t'ju ndihmojnë të mbani mushkëritë tuaja të shëndetshme.

Ne theksojmë se këto ushqime ndihmojnë në shëndetin e mirë të mushkërive, gjë që është e nevojshme të jetë e mirë sidomos tani me shpërthimin e koronavirusit.

Mos harroni  të qëndroni larg pirjes së duhanit, i cili është armiku më i madh i mushkërive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco