Nga 147 pacientë me COVID-19, në Spitalin e Pejës 41 janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Nga 147 pacientë me COVID-19, në Spitalin e Pejës 41 janë në gjendje të rëndë shëndetësore

09:16, 11/12/2020

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës 41 pacientë të infektuar me coronavirus janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, nga 147 pacientë me COVID-19 të cilët janë duke u trajtuar aty.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ky spital, ku po ashtu kanë njoftuar se 108 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjen dhe 4 janë në respirator.

“11 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 147 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 108 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 41 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, sa u përket shërbimeve të tjera të ofruara, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 154 paciente? kane? marre? trajtim emergjent she?ndete?sore?, dhe nga këta 20 paciente? jane? shtrire? pe?r trajtim te? me?tutjeshe?m.

“2 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dhe 2 foshnjat e porsalindura janë të gjinisë femërore. 236 paciente? kane? kryer analiza, qe? ne? total kane? be?re? 3,292 analiza”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco