Rezultoi javë më parë i infektuar me COVID-19, ja si është gjendja e Kampionit të Botës në F1

Rezultoi javë më parë i infektuar me COVID-19, ja si është gjendja e Kampionit të Botës në F1

08:18, 11/12/2020

Kampioni i botës Luis Hamilton rezultoi pozitiv pas ndeshjes së parë në Bahrein, si rezultat i së cilës humbi dhe garën e të dielës (6 dhjetor) ku u zëvëndësuar nga George Russell.

Kampioni i botës mbeti i izoluar në Bahrein, deri ditë mërkurën (9 dhjetor) kur ai rezultoi negativ në tamponin e dytë.

Njoftimi erdhi nga Mercedes ditën e djeshme.

Kjo e lejoi atë të udhëtonte në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai u rishikua pas mbërritjes.

Testi sërish rezuloti negativ.

Kështu sipas Federatës Botërore të Sporteve Motorike, ai do të lejojë të hyjë në stacione dhe normalisht do të marrë pjesë në finalen e sezonit.

Përsa i përket Russell, ai do të kthehet në Williams.

35 vjeçari ka një histori mbresëlënëse në Yas Marina.

Ai fitoi garat në 2011,2014,2016,2018 dhe 2019.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco