Personazhet e njohur që thyen rregullat anti-covid

Personazhet e njohur që thyen rregullat anti-covid

07:55, 11/12/2020

Lajmi se Rita Ora theu rregullat anti-covid duke organizuar një darkë mes miqsh për ditëlindjen e saj bëri bujë në mediat e huaja gjatë këtyre ditëve.

Madje këngëtarja pagoi gjobë dhe kërkoi falje publike.

Image

Mirëpo nuk është Rita e vetmja që theu masat, ndonëse për të u bë shumë zhurmë.

Në nëntor, edhe P Diddy organizoi një festë për 51-vjetorin e tij duke ftuar personazhe të njohur e duke postuar video në Instagram.

Reperi u sulmua nga fansat, të cilët e quajtën “egoist”.

Image

Kendall Jenner ishte një tjetër e famshme që në tetor, kur mbushi 25 vjeç organizoi një festë.

Edhe modelja u sulmua, por e ëma Kris Jenner i doli në mbrojtje.

“Njerëzit kanë opinione të ndryshme. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të jemi të përgjegjshëm në mënyrën tonë dhe ne po e bëjmë”.

Image

Motra e Kenallit, Kim Kardashian gjithashtu nuk pyeti për pandeminë duke ftuar njerëzit e saj të dashur në një festë në një ishull privat.

Kim u kritikua jo vetëm nga fansat, por edhe nga personazhe të famshëm.

Image

The Chainsmokers u sulmuan në Twitter pasi organizuan një koncert në korrik.

Nga videot e publikuara, njerëzit nuk po mbanin distancën dhe shumica ishin pa maskë.

Organizuesit e koncertit morën gjobë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco