Porosia prekëse që kishte lënë pas infektimit mjeku kosovar që vdiq nga COVID-19

Porosia prekëse që kishte lënë pas infektimit mjeku kosovar që vdiq nga COVID-19

07:51, 11/12/2020

Nijazi Ahmeti ishte mjek i estetikës dhe për disa ditë ishte duke u trajtuar në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore shkaku i infektimit me koronavirus.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur një familjar i tij përmes një postimi në Facebook.

“Sot morem lajmin e hidhur per ndarjen nga jeta te dajes tone Nijazi Ahmeti. Ngushllime familjareve, shokve dhe gjithe kolegeve, do te kujtojme gjithmone me krenari per veprat e tua Doktor”, ka shkruar Artan Maloku, nipi i tij. 

Mjeku i njohur kosovar, Nijazi Ahmeti në profilin e tij në Facebook kishte lënë një porosi pas infektimit me COVID 19.

Ai shkruante se vetëm ata që e kanë përjetuar COVID 19 e dinë se cfarë sëmundje është, derisa, ka bërë thirrje për kujdes.

“Vetëm ata që kanë përjetuar sëmundjen Covid, mund të dijnë se çfarë monstrumi dhe keqëbërësi është …Kujdes!”, kishte shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco