MHRA – aprovon vaksinën kundër COVID-19

MHRA – aprovon vaksinën kundër COVID-19

13:03, 02/12/2020

Arianit Jakupi, tregon se MHRA- Agjencia rregullatore për barna e Britanisë– një nga agjencitë më prestigjioze në botë në fushën e rregullatorit të farmacisë sot ka aprovuar vaksinën e parë për COVID-19.

Sipas tij vendimi është marrë sipas procedurave të parapara ligjore dhe pas rekomandimit nga komisioni për barna humane sipas analizave rigoroze të shkencëtarëve dhe klinicistëve nga të dhënat e dorëzuara me dosjen aplikuese që përfshijnë të dhënat e studimeve paraklinike, hulumtimet klinike, procesin e prodhimit dhe kontrollit të kualitetit, mostrimin dhe testimin e vaksinës finale duke përfshirë edhe kushtet e furnizimit dhe distribuimit të sigurt.

Sa i përket importit, në Kosovë mund të bëhet sipas procedurave të parapara me legjislacionin tonë.

1. E para mund të bëhet regjistrimi i shpejtë i vaksinës me procedura të parapara për njohjen unilaterale të produkteve të regjistruara në MHRA - Udhëzimi 07/2014.

2. Gjithashtu mund të bëhet importi në bazë të Udhëzimit 02/2014 për produkte që nuk kanë paralele të regjistruar në Republikën e Kosovës.

3. E treta sipas procedurave të parapara në Ligjin 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale në rastet urgjente përfshirë rastet e pandemisë.

"Ajo çka mbetet është të bëhen planifikimet dhe diskutimet mundësitë që edhe Kosova sa më parë ta ketë të qasshme këtë vaksinë apo edhe në vaksinën tjetër e cila po ashtu është në fazë finale para aprovimit rregullativ", tha Arianit Jakupi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco