Më shumë se gjysma e rasteve me COVID-19 gjatë 24 orëve janë nga Prishtina

Më shumë se gjysma e rasteve me COVID-19 gjatë 24 orëve janë nga Prishtina

15:18, 01/12/2020

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 521 raste të reja me COVID-19 dhe janë shuar 10 viktima.

Sipas statistikave të IKSHPK-së, më shumë se gjysma e rasteve janë nga komuna e Prishtinës, ku gjatë 24 orëve janë shënuar 285 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 285 raste, Pejë 36 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Gjilan 25 raste, Gjakovë 21 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Kamenicë 11 raste, Prizren 10 raste, Deçan 8 raste, Istog 8 raste, Drenas 7 raste, Suharekë 7 raste, Viti 7 raste, Klinë 6 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Vushtrri 2 raste, Obiliq 2 raste, Kaçanik 2 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Shtime dhe Novobërdë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco