Greqi-COVID-19/ Krishtilindje me kufizime të rrepta

Greqi-COVID-19/ Krishtilindje me kufizime të rrepta

10:39, 24/11/2020

Heqja zyrtare e izolimit në shtetin fqinj Greqi po afron, sipas njoftimeve zyrtare afati i fundit është 30 nëntori.

Megjithatë autoriteti shëndetsor në këtë vend sheh zgjatjen e tij për të paktën një javë tjetër pasi ecuria e koronavirusit mbetet shqetësuese.

Sidoqoftë me heqjen e masave, Krishtilinjda po afron dhe pyetja është se si do të festohen këto festa në Greqi.

Sipas zëdhënesit të qeverisë Stelio Petsas është e vështirë të lejohet udhëtimi nga prefektura në prefekturë.

‘’ Mundësia e heqjes së izolimit në 1 dhjetor nuk është realiste, pasi barra epidemiologjike mbetet e lartë’ u shpreh Petsas.

Gjithashtu ky i fundit shpjegoi se heqja e masave kufizuese do të bëhet gradualisht, së pari me hapjen e shkollave.

Konkretisht për shkolla ai sqaroi se sugjerimet e ekspertëve do të shqyrtohen në mënyrë graduale .

‘’Në mënyrë që të hapemi në mënyrë të sigurtë ne duhet t’u përmbahemi masave të kufizojmë lëvizjen’ theksoi zëdhënësi i qeverisë greke.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco