Prag katastrofe/ Mjeku reanimator ngre alarmin: Nëse të shtruarit vazhdojnë me këto ritme…

Prag katastrofe/ Mjeku reanimator ngre alarmin: Nëse të shtruarit vazhdojnë me këto ritme…

22:15, 17/11/2020

Duke folur për situatën aktuale të koronavirusit, mjeku reanimator Krenar Lilaj, thotë se ajo është e tejet e rëndë.

Mjeku reaminator thotë se masat do të bëhen më të ashpra nëse numri i të infektuarve rritet.

“Jemi një vend i varfër dhe nuk mund të bëjmë një mbyllje të menjëhershme siç e bëmë në mars. E kuptoj fare mirë që njerëzit kanë nevojë të punojnë dhe të mbajnë familjet e tyre, por njerëzit duhet të jetojnë së pari. Pa diskutim që jam për masa akoma më shtrënguese.

Nëse vazhdohet me këto ritme, nëse masat e marra nga Komiteti i Ekspertëve nuk do të rezultojnë efikase, nëse ritmi i të infektuarve do të jetë i tillë dhe nëse kapacitetet spitalore, sado të mëdha të jenë, nuk besoj që me këtë ritëm do ta përballojmë, mendoj se do të merren masa të tjera më shtrënguese.

Pavarësisht se kemi një spital ende të pahapur, kemi një klinikë ende të pahapur, kemi spitalet rajonale që janë përgatitur për të përballuar pacientët me covid, pavarësisht se numri i rritur i të sëmurëve që kërkojnë terapi intensive, do të na detyrojë të marrim masa akoma më shtrënguese. Aktualisht situate është serioze. Mund të flas për spitalet Covid-1 dhe Covid-3. Kemi 10 pacientë në intubim dhe kemi 14 pacientë të tjerë që kanë një farë trajtimi me respirator”, tha reaminatori Lilaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco