Pandemia/ Abilekaj: Vetëm në një spital në Turqi janë 200 shqiptarë

Pandemia/ Abilekaj: Vetëm në një spital në Turqi janë 200 shqiptarë

21:01, 17/11/2020

Gazetari Enton Abilekaj ofroi të dhëna tronditëse në A-Show për situatën e pandemisë në vend.

Ai tha se kryeministri Edi Rama po gënjen për gjëra elementare.

“Kryeministri tha që nuk ka meshkuj e femra në sanatorium. Vetëm pardje ishte një rast që një femër duhej të shtrohej në spital me katër meshkuj në dhomë dhe ajo nuk pranon. Ai gënjen edhe për gjëra elementare,” tha Abilekaj.

Sipas tij, qindra shqiptarë kanë fluturuar drejt vendeve të tjera për kurim. Ai tha se janë bërë 270 fluturime, thuajse 1 në ditë.

“Çdo ditë ka fluturime për të ikur për t’u kuruar jashtë me shpenzime të jashtëzakonshme. Në Turqi është 1500 euro nata. Vetëm dy ditë më parë për në Turqi janë nisur 50 veta në një avion. Vetëm në një spital atje spital përllogaritet që janë 200 shqiptarë. Vetëm këtu e kupton sa e madhe është braktisja e sistemit shëndetësor në Shqipëri,” tha ai.

Sipas Abilekajt, ne jemi vendi i vetëm në rajon që nuk e dimë kur do merret vaksina dhe si do shpërndahet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco