Rekord në Maqedoninë e Veriut/ 977 raste të reja dhe 31 viktima nga Covid-19

Rekord në Maqedoninë e Veriut/ 977 raste të reja dhe 31 viktima nga Covid-19

20:30, 17/11/2020

Një tjetër shifër rekord me raste të reja të koronaviruait është regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë e bëri të ditur se janë bërë 2.930 testime dhe janë regjistruar 977 raste pozitivë me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja: 503 janë në Shkup, 55 Kumanovë, 1 Dibër, Shtip 14, Prilep 45, Tetovë 40, Strugë 32, Veles 29, Manastir 67, Ohër 40, Kavadar 15, Gostivar 22, Gjevgjeli 10, Strumicë 11, Kriva Pallankë 12, Radovish 6, Krushevë 4, Koçani 4, Probishtip 3, Demir Hisar 4, Berovë 1, Vallandovë 1, Vinicë 5, Dellçevë 3, Sveti Nikole 13, Kërçovë 14, Renjë 2 dhe Negoinë 22, njofton Telegrafi Maqedoni.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 48.613 raste me coronavirus ku prej tyre 28.646 janë shëruar dhe 1.376 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 18.591 raste aktive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco