Spitali i Beratit në 'karantinë'/ Infektohet mjeku psikiatër dhe dy mjekë të qendrës shëndetësore

Spitali i Beratit në 'karantinë'/ Infektohet mjeku psikiatër dhe dy mjekë të qendrës shëndetësore

18:18, 17/11/2020

Covid-19 prek sërish bluzat e bardha në Berat. Të infektuar me Coronvirus këtë here janë një mjek psikiatër në këtë spital dhe një mjeke në Qendrën Shëndetësore Nr.2.

Ndërkohë ‘pozitive’ ka rezultuar edhe një mësuese në fshatin Karakanjoz.

Rastet e infektimeve me Covid-19 kanë njohur rritje gjatë muajit të fundit në qarkun e Beratit,ndërkohë që infektimet janë shtuar edhe në radhët e mjekëve.

Ditën e sotme dy mjekë në qytetin e Beratit kanë rezultuar "pozitiv" me Covid-19.

Të infektuar janë konfirmuar mjeku psikiatër i Spitalit Rajonal të Beratit dhe një mjeke në Qendrën Shëndetësore Nr.2.

Mësohet se të dy mjekët nuk kishin pasur shenja të dukshme të infektimit por ata kishin pasur kontakte me persona që kanë rezultuar "pozitiv" dhe për këtë arsye kishin kryer tamponin dhe ishin karantinuar në banesë prej disa ditësh. Burimet zyrtare pranë Institutit të Shëndetit Publik në Berat bëjnë me dije se,është kryer dezinfektimi i të gjitha ambjenteve të Qendrës Shëndetësore Nr.2, ku edhe janë mbyllur përkohësisht disa ambjente.

Të njëjtat burime konfirmojnë se,edhe në Spitalin Rajonal të Beratit është dezinfektuar dhe mbyllur për disa ditë kabineti i Neurologjisë. Infektimet kanë vijuar çdo ditë edhe në institucionet arsimore,ku më të prekurit kanë qënë mësuesit.

Pikërisht sot një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz është konfirmuar "pozitive" nga testimi i kryer disa ditë më parë. Mjekët epidemiologë në Berat komfirmojnë se,në të gjitha rastet janë kryer hetimet epidemiologjike për të hetuar zinxhirin e personave të kontaktit me të infektuarit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco