Rriten infeksionet në arsim/ 9 mësuese pozitive me Covid, mbyllet shkolla e dytë në Gjirokastër

Rriten infeksionet në arsim/ 9 mësuese pozitive me Covid, mbyllet shkolla e dytë në Gjirokastër

16:46, 17/11/2020

Për shkak të rasteve në rritje me Covid në radhët e mësuesve, një tjetër shkollë 9-vjeçare është mbyllur në Gjirokastër.

 Burimet për media raportojnë se bëhet fjalë për shkollën “Urani Rumbo” në lagjen “Palorto”, në të cilën rezultojnë 7 mësuese me COVID-19.

Kujtojmë se kjo është shkolla e dytë që mbyllet në këtë qytet, pasi më herët u pezullua mësimi në 9-vjeçaren ‘Koto Hoxhi’.

Aktualisht në këtë shkollë vijon mësimi për ciklin e ulët, edhe pse DPSH ka dhënë urdhër që të pezullohet i gjithë procesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco