Ja e vërteta që Rusia po e fsheh: Kushte të frikshme në spitale dhe kufoma një mbi një

Ja e vërteta që Rusia po e fsheh: Kushte të frikshme në spitale dhe kufoma një mbi një

17:42, 17/11/2020

Pamje nga spitalet e mbipopulluara tregojnë se numri i vdekjeve në Rusi si pasojë e COVID-19 është shumë më i lartë sesa tregojnë të dhënat zyrtare.

"Gjymtyrët e trupit të pajetë rrinë varur nga një barelë në repartin e spitalit, ndërsa pacientët me koronavirus luftojnë për jetën e tyre vetëm disa metra larg. Gruaja e moshuar po merr frymë fort dhe lufta e saj e dëshpëruar për frymëmarrje dëgjohet në sfondin e një videoje nga shumë të tilla shqetësuese nga spitalet anembanë Rusisë", raportoi CNN.

Rastet me COVID-19 në Rusi besohet se janë 10-fish më të mëdha se që janë raportuar.

Videot e siguruara nga CNN-i zbulojnë kushtet e frikshme në spitalet e mbipopulluara. Disa pamje tregojnë trupa të zhveshur të pajetë të grumbulluar njëri mbi tjetrin në dyshemetë e ndyra, skena që u ngjajnë më shumë zonave të luftës sesa të spitaleve.

Rusia, që pretendon se e para ka zbuluar vaksinën anti-COVID, deri më tash ka raportuar gati dy milionë raste pozitive si dhe mbi 33.000 vdekje si pasojë e koronavirusit.

"Kështu duken netët tona, të frikshme", tha një burrë në një video, që CNN-it iu dha nga një sindikatë mjekësore e opozitës ruse.

Videoja është bërë në mes të tetorit nga një anëtar i stafit të spitalit në Ulyanovsk, qytet rreth 700 km në lindje të Moskës.

Kjo video e tmerrshme është vetëm një nga disa që mori CNN dhe që zbulojnë kushtet e frikshme në spitalet e Rusisë.

CNN-i gjithashtu raportoi nga një spital i përkohshëm për koronavirus në Moskë me 1.300 shtretër. Shtretërit janë vendosur mbi fushën e palestrës së patinazhit, e njohur si “Pallati i Akullt”. Nga ky vend, ku CNN-it iu dha qasja për të raportuar, gjithçka ishte në rregull me kushtet dhe pacientët.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco