Zemaj: Nga 4 qershori janë kryer mbi 100 mijë testime për Coivd-19

Zemaj: Nga 4 qershori janë kryer mbi 100 mijë testime për Coivd-19

17:33, 17/11/2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës , ka bërë  të ditur se nga fillimi i pandemisë janë kryer më shumë se 119 mijë testime për Covid-19 në Kosovë, raporton Syri net Kosova

Po ashtu ai ka thënë se nga 4 qershori e deri më tani, janë kryer më shumë se 194 mijë testime.

“Që nga dita e parë e pandemisë dhe deri më  16 nëntor, në Kosovë janë kryer 119 mijë e 20 testime, deri më 4 qershor, pra për 92 ditë janë kryer 15 mijë e 880 testime, ndërsa nga 4 qershor deri më 16 nëntor 104 mijë e 640 testime”, ka thënë Zemaj, raporton Syri.net Kosova

Zemaj ka deklaruar se ka kërkuar furnizim edhe me 300 mijë teste për Covid-19.

Kujtojmë se opozita ka kritikuar Qeverinë Hoti dhe Ministrinë e Shëndetësisë, Armend Zemaj për keq menaxhimin gjatë kohës së pandemisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco