6 punonjës dalin pozitiv me COVID-19, edhe kjo shkollë kalon online

6 punonjës dalin pozitiv me COVID-19, edhe kjo shkollë kalon online

11:05, 17/11/2020

Gjendja për shkak të pandemisë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.

Pikërisht për shkak të rritjes së numrit të rasteve, Qeveria e Republikës së Kosovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë mori vendim për caktimin e disa masave të cilat kanë hyrë në fuqi që nga e premta e javës së kaluar.

Ani pse u mbyllën universitetet, shkollat fillore vazhduan më mësim fizik, por që herë pas here disa nga to po vazhdojnë mësimin online për shkak të të infektuarve.

Edshe shkolla fillore sot “Abdullah Krashnica” në Koretin të Kamenicës, mbylli sot dyert, derisa mësmi do të vijohet nga distanca.

Kjo pasi që 6 punonjës, gjegjësisht 5 mësimdhënës dhe një punëtor teknik kanë dalë pozitiv me koronavirus. Njësoj po veprohet edhe me shkolla të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco