Moderna/ Stefan Bancel gjeniu francez që i garantoi Trumpit vaksinën e koronavirusit brenda pak muajve

Moderna/ Stefan Bancel gjeniu francez që i garantoi Trumpit vaksinën e koronavirusit brenda pak muajve

10:27, 17/11/2020

Pandemia e koronavirusit ka qenë dhe mbetet kryefjala e botës çdo ditë dhe lufta për të zhvilluar një vaksinë efikase është ndjekur më shumë kureshtje.

Ditët e fundit pas gati një vitit jemi njohur me lajme të mira, se në vaksinë kundër koronavirusit do të jetë shumë shpejt gati.

Deri tani Moderna dhe Pfizer-BioNTech kanë zhvilluar vaksinën e tyre që është njëra 94 % e sigurt ndërsa tjetra 90% e sigurt.

Bosi i kompanisë amerikane ‘Moderna’ është një biznesmen francez, Stefan Bancel, ai ka shprehur dëshirën që të jetë i pari që do të vaksinohet me këtë vaksinë.

Bancel 48 vjeçar është pronari i 9% të aksioneve të kompanisë Moderna.

Ai lindi në Marsejë në korrik 1972 dhe pasuria e tij, sipas revistës Forbes, vlerësohet në 2.8 miliardë dollarë .

Ai studioi Inxhinieri në Shkollën Franceze të Parisit "Eco Central Paris" dhe bëri studimet pasuniversitare në Shkollën e Administrimit të Biznesit të Harvardit.

Nëna e tij është mjeke dhe babai i tij inxhinier.

Për Bancell, nuk vlen të përmendet se një francez ka frenat në një kompani amerikane. Mbi të gjitha, thotë ai, nga 400 punonjës në Moderna, Massachusetts, shumica janë emigrantë.

Si fëmijë ai kishte një problem disleksie , i cili u vu re nga prindërit e tyre pak para se të mbaronte shkollën.

Por asgjë nuk mund ta ndalonte mendjemprehtësinë dhe ambiciet e tij të biznesit.

Ai ka qenë CEO i ndërmarrjes franceze diagnostike BioMérieux , themeluar nga miliarderi Alan Merier.

Në vitin 2011, ai u bashkua me kompaninë bioteknologjike me bazë në Massachusetts Moderna Therapeutics.

Në fillim të marsit, ai ishte në Shtëpinë e Bardhë së bashku me drejtorë të tjerë të kompanive farmaceutike për bisedime me Presidentin në largim të SHBA Donald Trump në lidhje me vaksinën e lakmuar kundër sëmundjes Covid- 19.

Dhe kur presidenti republikan pyeti të pranishmit se sa kohë duhet për vaksina, të tjerët u përgjigjën se do të duheshin një ose më shumë vjet, ndërsa Bancell ishte i vetmi që pretendoi se ishin çështje muajsh.

Por në fushat farmaceutike dhe shkencore , shumë e shikojnë atë me ... gjysmë syri.

Bancell krijon shpresa por edhe pasurohet me dollarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco