Vaksina, BE negocion me amerikanen Moderna, firmos me evropianen CureVac për 405 mln doza

Vaksina, BE negocion me amerikanen Moderna, firmos me evropianen CureVac për 405 mln doza

09:42, 17/11/2020

Bruksel  - Komisionerja e Shëndetit e Bashkimit Evropian, Stella Kyriakides, tha se BE ishte në bisedime me kompaninë Moderna për të siguruar doza të vaksinës së saj për COVID-19, por negociatat nuk kishin përfunduar ende.

“Negociatat me kompaninë janë duke vazhduar. Ne ende nuk kemi lidhur ose nënshkruar një kontratë,” u tha Kyriakides ligjvënësve të BE në një seancë të rregullt dëgjimore.

Ndërkohë, Kuriakides njoftoi në Tëitter se të martën “do të aprovojmë kontratën tonë të 5-të të vaksinave  COVID-19 me kompaninë CureVacRNA, duke zgjeruar më tej portofolin tonë të vaksinave të mundshme të sigurta dhe efektive.

Strategjia e rrumbullakët e vaksinave të BE-së është një provë konkrete dhe e prekshme e asaj që mund të arrijmë kur punojmë së bashku, në një Bashkim  Shëndetësor të BE-së.”

Lajmin po ashtu e konfirmoi edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula vond der Leyen. Ajo shkroi në Twitter: “Ne vazhdojmë të punojmë për të siguruar vaksina të sigurta dhe efektive për t'i dhënë fund pandemisë. Jam e lumtur të shpall një marrëveshje të re për të blerë deri në 405 milion doza të një vaksine të prodhuar nga kompania evropiane CureVacRNA.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco