Britania porosit pesë milionë doza vaksine tek Moderna

Britania porosit pesë milionë doza vaksine tek Moderna

09:25, 17/11/2020

Londër  - Britania ka siguruar 5 milionë doza të një vaksine eksperimentale për COVID-19 të zhvilluar nga Moderna Inc MRNA.O pasi kompania raportoi rezultate pozitive pas tre provave, tha të hënën Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock. Dozat e para pritet të dorëzohen në pranverë.

Të dhënat e ndërmjetme nga një provë në fazën e tretë treguan se vaksina e Moderna ishte 94.5% efektive në parandalimin e COVID-19.

"Ne sot kemi siguruar një kontratë fillestare për 5 milionë doza të vaksinës Moderna", tha Hancock në një konferencë shtypi.

Britania kishte siguruar më parë marrëveshje furnizimi për një total prej 350 milionë dozash vaksinash nga gjashtë furnizues të ndryshëm, duke përfshirë Pfizer Inc PFE.N, vaksina e së cilës u gjet të ishte më shumë se 90% efektive si dhe 100 milionë doza të  një vaksine të AstraZeneca / Oxford AZN.L, që po pritet të tregojë rezultatet e fazës së fundit të provës, javët e ardhshme.

Më parë, zëdhënësi i Kryeministrit Boris Johnson tha se qeveria i kishte dhënë përparësi marrëveshjeve me krijuesit e vaksinave, të cilët mund të siguronin furnizim sa më shpejt për Britaninë dhe të kishin prodhim zinxhirë të avancuar në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco