Kur do të nisin vaksinat e para anti-Covid dhe a ka për të gjithë!

Kur do të nisin vaksinat e para anti-Covid dhe a ka për të gjithë!

08:22, 17/11/2020

Mjeku kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, tha se vaksinat e para kundër Covid 19 mund të fillojnë në muajin dhjetor të këtij viti.

 

Sipas asaj që raporton shtypi amerikan, Fauci thotë se pret që vaksinimet e para kundër COVID-19 të fillojnë “në pjesën e fundit të dhjetorit dhe jo në ditët e para të muajit të ardhshëm”.

Fillimisht, nuk do të ketë vaksinë të mjaftueshme për të gjithë. Grupet me përparësi më të lartë, që përfshijnë punonjës të kujdesit shëndetësor, të moshuar dhe njerëz me kushte themelore mjekësore do të marrin vaksinën së pari.

“Unë mendoj se të gjithë të tjerët do të fillojnë të vaksinohen nga fundi i prillit, – tha Fauci.- Dhe kjo do të ndodhë në muajin maj, qershor, korrik. Do të duhen disa muaj për të bërë”.

Një ditë më parë, kompania amerikane “Moderna” njoftoi se vaksina e tyre kundër koronavirusit ka një efikasitet deri në 95 për qind.

Efektiviteti i vaksinës së “Modernas” është pak më i lartë se efektiviteti prej 90 për qind, të cilën e kishin raportuar javën e kaluar gjigantët farmaceutik, “Pfizer” dhe “BioNTech”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco