Eksperti i Shëndetësisë: Në tetor në morgun e QSUT shkuan 280 viktima, MSH raportoi 113

Eksperti i Shëndetësisë: Në tetor në morgun e QSUT shkuan 280 viktima, MSH raportoi 113

22:19, 16/11/2020

Eksperti i Shëndetësisë, Gazment Koduzi, ngriti akuza të forta për Ministrinë e Shëndetësisë, ku tha në Çim Peka Live, se kjo ministri po fsheh numrin e viktimave të Covid. Sipas Koduzit në muajin tetor kjo ministri raportoi për 113 viktima nga Covid, ndërkohë që në morgun e QSUT po sipas tij shkuan 280 viktima.

‘Në tetor u raportuan nga Minisria e Shëndetësisë 113 persona të vdekur, ndërkohë që në morg ishin 280.

Të shtunën në Sauk vdiqën 15 persona, ndërkohë që u raportuan 11.

Jemi vendi që bëjmë 4 herë më pak testime se në të gjithë rajonin.’

Kjo shifër është kundështuar nga eksperti I shëndetit public Gjergj Koja, që tha se: ‘Shqipëia ka numrin më të ulët të vdekjeve në rajon.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco