Pampuri sjell rastin e gazetares: Testimet janë të rëndësishme

Pampuri sjell rastin e gazetares: Testimet janë të rëndësishme

21:29, 16/11/2020

Ish-deputetja demokrate, Orjola Pampuri, e ftuar në Çim Peka LIVE, iu përgjigj pretendimeve se testimet për koronavirusin nuk janë shumë të rëndësishme.

Ajo tha se testimet janë shumë të rëndësishme dhe solli rastin e gazetares Eva Kushova, të cilës i vdiq vjehrra nga koronavirusi.

“Është i jashtëzakonshëm i rëndësishëm testimi.

Po e konkretizoj me rastin e gazetares, pasi u bë publik rasti i vjehrrës së saj. Vjehrra kishte bërë tamponin dhe përgjigjia i erdhi kur ajo kishte humbur jetën.

Rëndësia e testimeve është e jashtëzakonshme për të marrë masa. Ka pacientë që vijnë në spitale në gjendje të agravuar pasi testet u janë bërë me vonesë dhe përgjigjet u kanë ardhur me vonesë dhe mjekimet u kanë ardhur me vonesë.

E gjithë bota i mëshon faktit që duhen testime, e thotë edhe OBSH.

Shqiptarët po enden rrugëve dhe nuk kanë lekë të paguajnë paratë e kurimit dhe ju po e mohoni,” tha ajo.

Sipas saj, profesorët thonë se situata është në kolaps.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco