23 mësimdhënës dhe 8 nxënës të infektuar me COVID-19 në Komunën  e Pejës

23 mësimdhënës dhe 8 nxënës të infektuar me COVID-19 në Komunën e Pejës

15:18, 16/11/2020

Sipas raportimit të Drejtorit për Arsim në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj aktualisht janë 23 mësimdhënës dhe 8 nxënës të infektuar me COVID-19, kurse për shkak të numrit të lartë me të infektuar dy shkolla "Vaso Pashë Shkodrani" dhe "Shaban Spahija"  kanë ndërprerë mësimin e rregullt  duke kaluar  në mësim online.

Komuna e Pejës tregon se dezinfektimi i të gjitha shkollave, po vazhdon me përpikëri të lartë.

Përkundër, gjendjes së përkeqësuar në të gjithë Republikën e Kosovës mësimi, po vazhdon në formë normale në të gjitha shkollat e Komunës së Pejës (me përjashtim të këtyre dy shkollave), gjithnjë duke treguar kujdes të veçantë.

Bëjmë thirrje si Task Forcë të respektohen masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje nga COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco