Drejtori i OBSH-së: Pse vetëm vaksina nuk mjafton për të mposhtur koronavirusin

Drejtori i OBSH-së: Pse vetëm vaksina nuk mjafton për të mposhtur koronavirusin

13:01, 16/11/2020

Vetëm një vaksinë kundër COVID-19 nuk mjafton për të luftuar pandeminë, paralajmëroi sot drejtori i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

‘Një vaksinë do të plotësojë mjetet e tjera që kemi, nuk do ti zëvëndësojë ato’ u shpreh ai gjatë një takimi të bordit ekzekutiv të departamentit që ai drejton.

Këtë herë ai ishte i pranishëm në dhomë pasi  përfundoi periudhën e karantinës të cilën e filloi më 2 nëntor.

Në lidhje me vaksinën COVID-19 , Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, si dhe shumë prej ndihmësve të tij, kanë filluar një garë ditët e fundit për të lehtësuar optimizmin e javës së kaluar kur Pfizer dhe BioNTech njoftuan se rezultatet paraprake të provave të tyre të vaksinave në provat klinike të fazës III tregojnë 90% efikasitet.

"Në fillim, sasitë do të jenë të kufizuara dhe për këtë arsye profesionistëve shëndetësorë, të moshuarve dhe atyre  që shëndeti i tyre  është në rrezik do t'u jepet përparësi dhe shpresojmë që kjo të çojë në një ulje të numrit të vdekjeve dhe të lejojë që sistemet shëndetësore të rezistojnë ", nënvizoi drejtori i përgjithshëm i OBSH .

"Sidoqoftë, kjo ende lë një fushë të madhe veprimi ndaj virusit," paralajmëroi ai, duke kërkuar që masat për të kontrolluar përhapjen e COVID-19, të tilla si teste diagnostike, karantinë, gjurmim, etj, të mos ndërpriten para kohe.

'Një vaksinë më vete nuk do t'i japë fund pandemisë # COVID19. Ne ende do të duhet të vazhdojmë:-Vëzhgimi -Testimi, izolimi dhe kujdesi për rastet -Gjurgjimi dhe karantina e kontakteve -Bashkimi i komuniteteve -Inkurajimi i individëve për të qenë të kujdesshëm' shkruan ai në Twitter.

Pandemia SARS-CoV-2 është rishfaqur në shumë vende evropiane, duke detyruar autoritetet të vendosin përsëri masa për ta vënë atë nën kontroll, ndërsa në të njëjtën kohë ka një shpërthim të rasteve të reja në shumë shtete të SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco