Vjen në treg maska e re mbrojtëse kundër koronavirusit, ngjan si në filmat apokaliptik

Vjen në treg maska e re mbrojtëse kundër koronavirusit, ngjan si në filmat apokaliptik

11:03, 16/11/2020

Për dy muajt e fundit shpikësi Yezin Al-Qaysi ka përdorur gjatë udhëtimeve në metronë e Torontos, Kanada një mbrojtëse të veçantë kundër koronaviruit.

Ajo mbyll krejtësisht kokën dhe një pjesë të trupit.

Në anën e pasme është një ventilator me bateri I cili thith ajrin e ndenjur brenda dhe fut ajër të pastër nga jashtë dhe duket sikur është një pajisje që ka ardhur nga filmat apokaliptik.

Z. Al-Qaysi është një nga një numër I madh dizajnerësh dhe sipërmarrësish në të gjithë botën që kanë nxituar të lëshojnë zbulimet e tyre ose PAPR (aparati për pastrimin e ajrit me energji elektrike) këtë vit, që synon tek njerëzit që kërkojnë më shumë mbrojtje ndaj koronavirusit sesa thjesht të mbajnë fytyrë maskë.

Pajisja e tij quhet BioVYZR, dhe bateria thuhet se zgjat deri në 12 orë. Kanadezi thotë se biznesi i tij - VZYR Technologies - tani ka shitje në të gjithë botën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco