Kina zbulon koronavirus në mishin e ngrirë nga Amerika Latine dhe Zelanda e Re

Kina zbulon koronavirus në mishin e ngrirë nga Amerika Latine dhe Zelanda e Re

10:05, 16/11/2020

Pekin  - Qyteti kinez Jinan tha gjatë fundjavës se kishte gjetur koronavirus në mishin e viçit dhe plëndësat dhe në ambalazhin e tyre nga Brazili, Bolivia dhe Zelanda e Re, ndërsa dy kryeqytete të tjera provinciale  e gjetën në paketimin e mishit të derrit nga Argjentina.

Kina po rrit kontrollet mbi ushqimet e ngrira pasi zbuloi përsëri virus në produktet e importuara, ç’ka solli ndërprerjen e  importit, edhe pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rreziku i infektimit nga  COVID-19 nga ushqimi i ngrirë është i ulët.

Në Jinan, kryeqyteti i provincës Shandong të Kinës lindore, mallrat ishin importuar nga Guotai International Group 002091.SZ dhe Shanghai Zhongli Development Trade, tha komisioni komunal i shëndetit të qytetit të shtunën vonë.

Ato hynë përmes porteve në Shangai, tha ai, pa përmendur kompanitë që i dërguan produktet me anije në Kinë. Më shumë se 7,500 njerëz mund të kenë qenë të ekspozuar rezultuan të painfektuar nga koronavirusi, tha ai.

Rastet në mishin e ngrirë të derrit u raportuan në Zhengzhou, kryeqytet i provincës Henan të Kinës qendrore dhe Xian, kryeqytet i Shaanxi. Nuk ishte e qartë nëse të dy rastet ishin të lidhura.

Mostrat që rezultuan pozitivë në Zhengzhou erdhën nga një grumbull mishi I ngrirë derri, 24 tonë, nisur nga një depo në Qingdao për në Shandong, thanë autoritetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco