Vdekjet nga koronavirusi/ Pyetja e ekspertit: Pse nuk i raportoni?

Vdekjet nga koronavirusi/ Pyetja e ekspertit: Pse nuk i raportoni?

20:12, 22/10/2020

Para disa ditësh, në emisionin Çim Peka LIVE, eksperti Erion Dasho tha se shumë persona po vdesin nga koronavirusi, por nuk po raportohen.

“Vetëm në një spital Covid ka pasur sot 12 vdekje. Tamponi i nxjerr negativ sepse vijnë vonë në spital. Zyrtarisht ky person deklarohet i vdekur për arsye të tjera. Kemi kolegë mjekë që kanë vdekur. Asnjëri nuk u përfshi në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë,” tha ai.

Dasho e vazhdon këtë çështje, duke pyetur sot se përse këta persona shtrohen në spitalet Covid, kur nuk raportohen pasi vdesin aty.

“A mund ta shpjegojë dikush se përse personat që dyshohen si të prekur nga COVID (klinika, radiologjia dhe laboratori sugjerojnë për COVID, por tamponi u del negativ) shtrohen në një nga spitalet COVID, por kur humbin jetën (apo "betejën" siç thonë kryeministri dhe ministrja) nuk raportohen si humbje jete nga COVID??!!” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco