Prishtina e Gjilani rekord me raste të infeksioneve, çka pritet për këto dy qytete

Prishtina e Gjilani rekord me raste të infeksioneve, çka pritet për këto dy qytete

15:02, 22/10/2020

Dy qytetet që ka më së shumti rate me koronavirus të raportuara sot janë Prishtina e Gjilani, në kryeqytet veç sot janë raportuat nga IKSHPK-ja 48 raste me koronavirus, derisa Gjilani shënon 31 raste.

Derisa, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.245 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 159 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 17.422 raste nga 83.923 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 58 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.894 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.871.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco