1 mijë e 245 teste, 159 persona dalin pozitivë

1 mijë e 245 teste, 159 persona dalin pozitivë

14:29, 22/10/2020

Sot është shënuar numri më i lartë i testeve me Covid-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1245 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 159 raste pozitive.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj ka shkruar se po ashtu gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”, ka shkruar Zemaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco