Eksperti: Normaliteti nuk do kthehet deri në korrik të vitit 2021

Eksperti: Normaliteti nuk do kthehet deri në korrik të vitit 2021

09:30, 14/10/2020

Maskat e fytyrës dhe distancimi social do jenë të nevojshme të paktën deri verën që vjen. Kështu deklaroi kreu i grupit që po përgatit vaksinën e Universitetit të Oksfordit.

Andrew Pollard tha se rregullat strikte duhen ndjekur edhe nëse testimet globale rezultojnë të suksesshme.

Ai tha se vaksinat e para do jenë gati vitin tjetër dhe fillimisht do u jepen atyre që janë në vijën e parë të frontit: bluzave të bardha.

Profesori tha se shpreson që testimet të përfundojnë brenda këtij viti.

“Jeta nuk do kthehet në normalitet të paktën deri verën tjetër. Do të kemi nevojë për maskat deri në korrik,” tha ai.

“Vetëm kur të ketë një ulje të ndjeshme të rasteve, qeveritë do të mund të relaksojnë masat e kufizimit. Ky është një virus që transmetohet shumë lehtësisht,” tha ai.

Sipas tij, vaksina është një shpresë për të parandaluar sëmundjen, por në terma afatmesëm do të duhet një kurë më e mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco