Australi/Prodhohet spreji kundër virusit, por ja kur mund të aplikohet

Australi/Prodhohet spreji kundër virusit, por ja kur mund të aplikohet

17:31, 29/09/2020

Një spray për hundët i krijuar për të forcuar sistemin imunitar të njeriut kundër gripit dhe ftohjeve të zakonshme, ka rezultuar me sukses edhe në zvogëlimin e replikimit viral të koronaviursit: Replikimi viral është procesi që kalon virusi, pra shumimi pasi futet në qeliza.

Ky sprejit është prodhuar në një kompani bioteknologjike australiane e cila ka reduktuar me 96% replikimin viral, Por ky rezultat pozitiv vjen pas testimit tek kafshëve, pasi nuk është provuar ende tek njerëzit.

Përbërja e sprejit me emrin INNA-051 stimulon sistemin imunitar. Duke rritur përgjigjen imune në këtë mënyrë me INNA-051 para infektimit, aftësia e virusit COVID-19 për të infektuar kafshët dhe për t’u shumuar u zvogëlua në mënyrë dramatike.

Studimi siguron prova që INNA-051 mund të përdoret si një metodë më vete e terapisë parandaluese antivirale, plotësuese e programeve të vaksinave.

“U mahnitëm nga fakti se sa efektiv rezultoi trajtimi ynë”, thotë doktori kryesor Christophe Demaison i cili shton:

‘Nëse tek njerëzit ky trajtim përgjigjet në një mënyrë të ngjashme me të kafshëve, përfitimet kundër virusit janë të dyfishta. Individët e ekspozuar ndaj virusit ka shumë të ngjarë ta eleminojnë atë shpejt përmes këtij trajtimi duke siguruar që sëmundja të mos përparojë përtej simptomave të lehta. Përveç kësaj, shpejtësia e reagimit do të thotë që individët e infektuar nuk do arrijnë ta transmetojnë atë shpejt në komunitet’.

Kompania do nisë testimin tek njerëzit në më pak se katër muaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco