Njoftim i rëndësishëm për shtetasit e huaj që vijnë në Kosovë

Njoftim i rëndësishëm për shtetasit e huaj që vijnë në Kosovë

15:53, 26/09/2020

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar,  njofton me vendimin e ri të Qeveris së Republikën e Kosovës.

1. Të gjithë qytetarët e huaj të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës (#RKS), e që vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtare të #ECDC (e cila përditësohet çdo dy javë), duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR në Sars COV-2 se janë të shëndoshë nga #COVID19, në bazë të parimit të reciprocitetit, me përjashtimet si në vijim:

1.1. Gjatë hyrjes nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk kanë nevojë të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ, duke marrë parasysh që shtetasit e huaj vetëm do të kalojnë nëpër territorin e RKS-së, dhe me kusht që në hyrje do të nënshkruajnë një deklaratë, ku në afat prej 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së.

1.2. Gjatë hyrjes në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes nëpër pikat ajrore, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe pikat tokësore nuk ka nevojë për vërtetim për test RT- PCR negativ, porse, shtetasit e huaj janë të obliguar të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratë që brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së.

1.3. Transportuesit profesionistë (vozitësit) nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për testin PCR negativ, me kusht që të respektohet protokolli për transport ndërkombëtar.

1.4. Për transport të organizuar me autobus ose linjë te rregullt ndërkombëtare transite, nuk nevojitet testi RT-PCR negativ, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e RKS-së brenda 5 orësh.

1.5. Shtetasit e huaj të cilët e kanë të rregulluar leje qëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm në RKS, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS.

1.5.1. Në rast të mos paraqitjes së dëshmisë së testit negativ, shtetasit e huaj obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

1.6. Diplomatët e huaj që janë akredituar në RKS, si dhe familjarët e tyre, nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për test RT-PCR negativ.

1.7. Shtetasit e huaj të cilët kanë caktuar termin për mjekim në institucione shëndetësore në RKS, mund të hyjnë nëse paraqesin vërtetim për test TR-PCR negative, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS, si dhe vërtetimin për termin të caktuar të lëshuar nga spitali.

1.8. Bartësit e dokumenteve personale, të lëshuara nga RKS, mirëpo me adresë vendbanimi në një shtet tjetër, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negative, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në RKS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco