Pasqyra me COVID-19: Rreth 1 mijë e 754 raste aktive, 12 mijë e 900 të shëruar dhe 616 të vdekur

Pasqyra me COVID-19: Rreth 1 mijë e 754 raste aktive, 12 mijë e 900 të shëruar dhe 616 të vdekur

07:41, 24/09/2020

Ka disa ditë që shifrat e personave të infektuar me COVID-19 kanë shënuar rënie.

Për fat të mirë pati më shumë të shëruar se sa të infektuar, kurse ka rënë edhe numri i viktimave.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 62 raste të reja me virusin COVID-19, kurse u shëruan 85 persona të tjerë.

Një person humbi jetën brenda 24 orëve, duke quar kështu numrin e viktimave në 616

Nga numri total i rasteve pozitive me koronavirus (15 mijë e 270) raste, aktiv janë 1 mijë e 754 raste.

Duhet përkujtuar që deri më sot në Kosovë persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 ishin 63 mijë e 638 persona.

Kësisoj nga numri më i ulët që ishte këto ditë me COVID-19, institucionet përgjegjëse kanë paralajmëruar mundësinë e ndryshimit të masave që u ndërmorën muaj më parë.

Madje parashihet që të mundësohet edhe lëvizja e orarit, nga 22:30 kur mbylleshin të gjitha lokalet dhe nuk duhej të kishte lëvizje të qytetarëve në 23:30.

Njoftimi i bërë sot nga IKSHPK:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco