Gjashtë të shëruar sot dhe një rast i ri me covid-19 në Malishevë

Gjashtë të shëruar sot dhe një rast i ri me covid-19 në Malishevë

15:46, 23/09/2020

Sot nga Komuna  e Malishevës, janë shëruar gjashtë persona të cilët paraprakisht kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri. Të dhënat janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë të Kosovës.

Rasti i ri prekur me covid-19, vjen nga fshati Drenoc, ndërsa numri i rasteve aktive është 12 raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19, në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: të prekur me virusin korona, deri më tani janë regjistruar 242 persona, prej tyre 208 janë shëruar, 22 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19, janë edhe 12 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco