4 mësimdhënës në Fushë Kosovë të infektuar me COVID-19

4 mësimdhënës në Fushë Kosovë të infektuar me COVID-19

11:00, 23/09/2020

Katër mësimdhënës të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, i cili tha se deri më sot janë testuar gjithsej 50 mësimdhënës të kësaj shkolle, ndërsa pritet të ketë edhe më shumë testime.

“Sipas informacioneve që i kemi deri tash janë testuar 50 mësimdhënës të shkollës ‘Mihal Grameno’. Gjithsej i kemi 4 mësimdhënës të infektuar me COVID-19”, tha Topalli për GE.

Ai foli edhe për gjendjen shëndetësore të mësimdhënësve, të cilët aktualisht janë mirë me shëndet dhe nuk kanë ndonjë përkeqësim apo simptomë

“Informacionet që i kemi marr deri dje pasdite është se ata nuk kanë asnjë simptomë ose përkeqësim të gjendjes shëndetësore, do të thotë janë në vetizolim por që gjendja e tyre nuk është aspak shqetësuese”, tha Topalli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco