Pulmologia shqiptare tregon se a na mbron nga COVID-19 maska e bërë në shtëpi

Pulmologia shqiptare tregon se a na mbron nga COVID-19 maska e bërë në shtëpi

09:22, 23/09/2020

Raporti u botua së fundmi në revistën Extreme Mechanics Letters, përktheu dhe përshtati: Dr.Majlinda Bala Gjocaj

Mos u shqetësoni duke pyetur veten nëse maska prej pëlhure që keni bërë në shtepi ju mbron apo jo nga përhapja e COVID-19, njëjtë si dhe maskat e fytyrës të shitura në dyqane apo barnatore, siguron kërkimi i ri me i fundit mbi efektivitetin e maskave.

Taher Saif, profesor i shkencës mekanike dhe inxhinierisë në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign me ekipin e tij, shqyrtuan efektivitetin e pëlhurave të zakonshme shtëpiake në bllokimin e pikave/grimcave te virusit COVID -19.

Ekipi testoi frymëmarrjen dhe bllokimin e pikave/grimcave virale të 11 pëlhurave të zakonshme shtëpiake. Pëlhura varionin nga veshje të reja dhe të përdorura, pelhura te holla, pëlhura me disa shtresa, të pambukta etj

"Testimi i frymëmarrjes së këtyre pëlhurave ishte pjesa e lehtë, me to mund te merret lehtesisht fryme" tha Saif. "Ne thjesht matëm shpejtësinë e rrjedhjes së ajrit përmes pëlhurës. Por testimi i aftësisë së bllokimit të pikave/grimcave virale ishtë pak më i komplikuar."
Studiuesit mbushën grykën e një aparati për thithje me ujë të distiluar dhe te mbushur me grimca fluoreshente që kishin madhësinë e grimcave të koronavirusit. Dhe e lëshuan ne ambient afer maskave te pergatitura me pelhura te zakonshme.

"Ne numërojmë numrin e nano-grimcave që zbresin në maske duke përdorur një mikroskop konfokal me rezolucion të lartë. Pastaj mund të përdorim raportin e numrit të mbledhur me dhe pa pëlhurë për të na dhënë një masë të efikasitetit të bllokimit të pikave", shpjegoi Saif.

"Ne zbuluam se të gjitha pëlhurat e testuara janë mjaft të efektshme në bllokimin e grimcave 100 nanometër të bartura nga pika me shpejtësi të lartë të ngjashme me ato që mund të lirohen duke folur, kollitur dhe teshtitur, madje edhe si një shtresë e vetme", tha Saif.

"Me dy ose tre shtresa, edhe pëlhurat më të depërtueshme, të tilla si pëlhura e bluzave te thjeshta, arrijnë efikasitet të bllokimit të pikave që është e ngjashme me atë të një maske mjekësore, duke ruajtur një frymëmarrje të krahasueshme ose më të mirë," tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco