Infektologu Sadiku: Duhet vazhduar me lirimin gradual të masave

Infektologu Sadiku: Duhet vazhduar me lirimin gradual të masave

17:39, 21/09/2020

Infektologu Izet Sadiku ka thënë se Qeveria e Kosovë duhet të jetë shumë e kujdesshme sa i përket lirimit të masave anti Covid 19, shkruan Syri.net Kosova.

Ndonëse sipas tij, Kosova ditët e fundit ka shënuar rënje të numrit të rasteve të reja me COVID19, lirimi masave duhet të bëhet në mënyrë graduale, me qëllim që të mos kthehemi në situatën që kemi qenë gjatë muajit korrik dhe gusht.

“Duke ditur se ende “arma” kryesore për të mbrojtur nga pandemia COVID19 mbetet parandalimi i saj, Kosova duhet të jetë shumë e kujdeshsme me lirimin e masave me qëllim që të mos kthemi ne situatën që e kemi pasur gjatë korrik dhe gusht ku numri i të infektuarëve ishte shumë i larte dhe numri i të hospitalizuarëve nëpër spitale kishte arritur here pas here ne kufirin kritik. Prandaj ne duhet vazhduar lirimin gradual të masave duke përcjellur situatën epidemiologjike  me qëllim që të mos ngarkohen institucionet shëndetësore mbi mundësit e tyre njerëzore dhe infrastrukturore!”, ka shkruar ai.

“Ruajtja e  jetës së qytetarëve duhet të jetë mision  i yni!”, shprehet Sadiku.

COVID19?! Ka kaluar 6 muaj nga rasti i parë me COVID19 dhe për këtë periudhë Kosova ka pasur 15.142 të infektuar dhe 615...

Posted by Izet Sadiku on Monday, September 21, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco